05.08.2018 - 19:36
Sporti në Kosovë ka shënuar edhe një tjetër sukses. Kosova në volejboll në plazh ka shënuar një arritje të madhe në Kampionatin Ballkanik U-20 në kategorinë e femrave.
Federata e Volejbollit bën të ditur se Kosova U-20 për femrat ka rrëmbyer medaljen e artë.
“Kosova ka arritur që të fitojë për herë të parë Kampionatin Ballkanik në Beach Volley për femra U-20. Në konkurrencën e meshkujve fitues ka dalë Turqia”, – shkruan Federata e Volejbollit të Kosovës.