MENU
klinika

29-vjetori i lindjes

Bebe Rexha feston ditëlindjen, Rita nuk e harron

31.08.2018 - 14:10

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, një ditë më parë, festoi 29-vjetorin e saj të lindjes dhe mes mijëra komenteve, nuk mungonte edhe Rita Ora.

Ylli i muzikës pop u mbush me dhuratë në ditëlindjen e saj dhe një prej tyre ishte edhe nga vëllai, Florenti, një unazë si edhe lule, të cilat këngëtarja i ka postuar në “InstaStory”.

Por në ditën e veçantë për Beben nuk ka munguar as urimi i mikes së sa Rita Ora.

Rita ka publikuar një foto në InstaStory ku dy këngëtaret puthen në buzë dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen!”

Kujtojmë që dy këngëtaret me famë botërore e me origjinë shqiptare kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me njëra-tjetrën.