MENU
klinika

Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë

22.08.2018 - 10:13

Sociedad Albanesa de Berisso (Berisha), ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”,( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).

Në katundin Berisso (Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë ( regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjërë Arbëreshë. Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë shekuj më parë. ( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).

Aktualisht, ata janë në Argjentinë, aq shumë sa që Shoqëria Shqiptare e Berishos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, e cila është një Shoqëri, që ruajtur deri në ditët e sotme traditën arbereshe, sipas rrjetit social Facebook, ka kremtuar festën e “Kurorzimit të Mbretëreshës” së saj të re.

Në këtë festë njofton Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco, kan marrë pjesë dhjetra familje arbëreshe, të veshura me kostumet e tyre folklorike, duke u lutur, kënduar dhe kërcyer, së bashku me grupe të tjera në këtë festë nga Shoqëria “Miqtë e Kolektivitetit”, dhe një grupi i Baletit Shqiptar…

Sipas një njoftimi të Hirësisë së Tij, Aleksandro Greco, kjo festë ka kaluar me gëzim e hare duke i bërë me këtë rast edhe një homazh Shqipërisë, me të gjitha këngët e vvallet shqiptare, të cilat ishin për për lavdinë e Shqipërisë, thotë ai.

Në përshëndetjen e tij Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, në formën e një kushtrimi ka shkruar në mesazhin e Tij, të cilin Hirësia e ka shoqëruar edhe me një foto-albumin, ku shkruan:” Rroftë bashkimi ynë Kombëtare, ka ardhur Ora e Shqiptarëve!

Gjithe te mirat! Shqiperinë e pa bërë, bëje ose vdis ! Rroft Kombi Shqiptare, dhe me nje Shqiperi te bashkuar dhe te fort! Rroftë Mëmëdheu! Rrnoft Populli Shqiptar në një Shqipëri të pandarë! Rrofsh sa malet e Shqipes! Rroftë Shqipëria Etnike! Në lavdinë e Kombit Tonë Shqiptar përgjithmonë!

Lavdi Deshmoreve te gjitha koherave te Kombit Shqiptar! Qofshin gjithë Shqiptarët me shëndet e të suksesshem! Kjofshit të uruar ju që mbani gjallë frymën e Shqiptarisë gjithandej ! Rroftë Shqipëria e Bashkuar ! Lavdi për jetë e mot gjith herojve të mëmëdheut !

Rroftë Atdheu ynë i dashur! Zoti i bekoftë të gjithë herojtë e kombit tonë që u sakrifikuan për lirinë e drejtesinë e kombit tonë!!! Rroft Iliria e Shejt! Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipria dhe Historia jonë Pellazgo – Ilire! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi më i bukur në botë! Kuq e zi jan ngjyrat tona, në flamur jeton Shqiponja, kokën lart e shum krenar, i themi botës, se jemi Shqiptar! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian një nga shtetet më të vjetra në këtë planet që askush s’mund të na hup farën Shqiptare!