MENU
klinika

Shkodranët nuk duan më artet?!

Bie numri i regjistrimeve tek “Prenk Jakova”

30.08.2018 - 16:36

Shkodra krenohet si djep i kulturës, por a do të vazhdojë të mbajë performancën artistike në të njëjtat nivele në të ardhmen një qytet ku të rinjtë gjithnjë e më pak po zgjedhin shkollat artistike?

Kjo pyetje lind në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kur shkolla artistike “Prenk Jakova” ka zhvilluar këtë të enjte konkursin për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që duan të vijojnë studimet tek kjo shkollë muzikore, numri i të rregjistruarëve është i vogël. Anton Kaftalli, drejtori i shkollës tregon se vit pas viti numri i të rinjve që duan të studiojnë për muzikën dhe artet figurative sa vjen e reduktohet:

“Ne sapo përfunduam së zhvilluari konkursin për pranimin e nxënësve në shkollë, por fatkeqësisht konstatoj për të disatin vit rradhazi nuk ka të rinj. Sidomos në degët e arteve figurative dhe tek muzika ka shumë pak aplikime, jam i befasuar. Nuk jam i kënaqur pasi pretendoj prurje më të shumta në numër por edhe më shume talent” – shprehet Kaftalli.

Shkolla 9 vjeçare “Prenk Jakova” është çelur në Shkodër në 18 janar të vitit 1961 falë kontributit të çmuar të muzikantëve Ndoc Shllaku dhe Gjon Kapidani dhe kompozitorit Prenkë Jakova, që kërkoi të ruhet e të vazhdohet tradita kulturore e qytetit. Nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë artistë të shumtë që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare por tashmë, Shkodra po vuan për të rinj të talentuar.

Përgatiti: K.Zh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”