MENU
klinika

Duhen lexuar patjetër

Botimet e reja të fundgushtit

28.08.2018 - 11:13

Katër marrëveshjet

Një udhëzues praktik drejt lirisë personale
Don Miguel Ruiz
Përktheu Enton Korica
Çmimi 700 lekë

Në librin Katër marrëveshjet, don Migel Ruiz, zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Libri është një udhërrëfyes drejt ndriçimit dhe lirisë. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.

Një libër frymëzues me shumë mësime të shkëlqyera… Sipas traditës së Castaneda-s, Ruiz distilon mençurinë thelbësore Tolteke duke shprehur qartë dhe saktë, se çfarë do të thotë për burrat dhe gratë, të jetojnë si luftëtarë paqësorë në botën moderne.

Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit

Një udhëzues praktik për përmbushjen e ëndrrave tuaja
Deepak Chopra
Përktheu Ermal Vaso
Çmimi 700 lekë

Ky është një libër të cilin do ta çmoni për të gjithë jetën, pasi në faqet e tij, gjenden sekretet për realizimin e të gjithë ëndrrave tuaja. Në librin Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, Deepak Chopra nxjerr thelbin e mësimeve të tij në shtatë parime të thjeshta dhe të fuqishme, të cilat mund të zbatohen lehtësisht për krijimin e suksesit në çdo fushë të jetës suaj.

Nga të gjithë librat e Deepak Chopra-s, Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit paraqet një plan të rëndësishëm për ta jetuar jetën në nivelin më të lartë dhe të bashkërenduar. Janë parime udhëzuese të mrekullueshme për këdo që përpiqet të krijojë një jetë produktive dhe të kënaqshme, apo organizatë.

RACHEL HOLLIS
Vajza, lani fytyrën
Përktheu Granit Zela
Çmimi 1000 lekë

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: KJO ËSHTË GËNJESHTËR!

Si themeluese e lifestyle website TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj. Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t’i dëgjojmë më.

Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t’i kapërcente.

Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t’ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.
Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri Vajza, lani fytyrën ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar.

Nëse Rachel Hollis ju thotë të lani fytyrën, atëherë hapeni rubinetin! Ajo është udhërrëfyesja për të cilën çdo grua ka nevojë, nga mamatë e reja, e deri te gratë e kalitura në biznes.

Zëri i Rachel-it është kombinimi i përsosur i trajneres frymëzuese për jetën dhe mikeshës suaj më të ngushtë (dhe më me humor). Tmerrësisht i sinqertë dhe me këmbë në tokë, libri Vajza, lani fytyrën, është një dhuratë për ato gra që duan të lulëzojnë e të jetojnë një jetë të guximshme dhe të vërtetë”.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët