MENU
klinika

Transporti urban në Korçë

Brenda vitit nis puna për terminalin e ri

29.08.2018 - 16:27

Është ndërtuar që në vitin 1980, por megjithëse është përdorur në mënyrë konstante në terminalin e transportit ndërurban të Korçës nuk është bërë asnjë ndërhyrje që nga gjeneza. Pas miratimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit të projektit për terminalin e ri të autobusave dhe mikrobusave në Korçë pritet të nisin punimet brenda këtij viti.

Terminali i autobusëve Korçë, do të ndërtohet në një territor në pronësi të bashkisë Korçë me sipërfaqe rreth 12000 m2. Siti urban i parashikuar për ndërtimin e objektit të Terminalit të Autobusëve është pjesë e ish zonës industriale të Uzinës së Instrumenteve të Precizionit të Korçës, që paraqitet me rëndësi pasi qëllimi i këtij projekti që pritet të vihet në zbatim është të përmirësojë lëvizshmërinë, duke shtuar dhe kapacitetet për mjetet e transportit ndërqytetas, në ndihmë të qytetarëve.

Vendndodhja e re e terminalit të ri të transportit urban është i pozicionuar në pjesën veriperëndimore të qytetit, pozicion ky i favorshëm, pasi ndodhet në kryqëzimin e flukseve më të rëndësishme të lëvizjes automobilistike që garantojnë lidhjen e qytetit të Korçës me kryeqytetin, Tiranën dhe pjesën veriore të Shqipërisë, si dhe me pikën doganore të Qafë-Thanës. Në këtë mënyrë, Bashkia e qytetit shpjegon se do të shmanget trafiku si dhe do të ulet niveli i ndotjes së ajrit për shkak të uljes së numrit të mjeteve të transportit në qarkullim me prejardhje nga qytete të tjera të vendit.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta e natës e qytetit

Fundjavave takohemi në Korçë!