MENU
klinika

Konfirmon kitaristi Mark Miller

Ceremoni në jaht, martohet 72-vjeçari Neil Young

29.08.2018 - 17:11

Kantautori 72-vjeçar Neil Young dhe aktorja 57-vjeçare Daryl Hannah thuhet se janë martuar në mënyrë të fshehtë gjatë fundjavës së kaluar në një ceremoni të vogël të organizuar në Kaliforni.

Mediat shkruajnë se çifti u martua të shtunën në Atascadero, në një ceremoni të organizuar në jahtin e Young pranë ishujve San Juan.

Mandatory Credit: Photo by KM Press Group/REX/Shutterstock (4103769f)
Daryl Hannah and Neil Young
Daryl Hannah and Neil Young out and about, Westlake, California, America – 09 Sep 2014
Actress Daryl, 53, and rocker Neil, 68, grabbed lunch at an Italian Deli, shopped at Sur La Table kitchen supply store, and grabbed coffee at an outdoor cafe. The two share a love of activism, and Neil only divorced his wife of 36-years Pegi

Lajmi është konfirmuar në “Facebook” nga kitaristi Mark Miller kur ai uroi çiftin, ndërsa sqaroi se nuk kishte marrë pjesë në ceremoni. “Lajmin e mora nga një prej miqve të mi që mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Atascadero dhe e bëri atë publike përmes ‘Facebook’”, shkroi Miller ndër të tjera.

Gjithashtu, administratori i blogut të Young përgëzoi palët dhe duke iu referuar komenteve të pjesëmarrësve në ceremoni i vlerësoi atë si “festë të zhurmshme”.

“Dikush po vëzhgon mbi ne… dashuri dhe vetëm dashuri”, shkroi një ditë më pas në “Instagram” edhe Daryl Hannah.

Young dhe aktorja Hannah thuhet se kanë nisur të takohen që në vitin 2014, kur kantautori paraqiti divorcin nga Pegi Young, gruaja e tij prej 36-vjetësh.

Gjatë këtij viti, aktorja Young u shfaq në filmin “Paradox”, një film fantazi, western, muzikal, drejtuar pikërisht nga Hannah.