MENU
klinika

Zbulojeni tani!

Çfarë duan meshkujt nga femrat?

24.08.2018 - 13:50

Gjithmonë djemtë do të jenë në dilemë se çfarë duan vajzat dhe sigurisht vajzat mendojnë gjatë gjithë kohës se çfarë duan meshkujt. Për këta të fundit do të shkruajmë sot, duke ju ardhur në ndihmë gjinisë femërore për meshkujt.

Përmes këtij artikulli do të mësoni shumë gjëra për meshkujt që me siguri i keni ditur gabim.

Meshkujt duan vajzat e sinqerta

Për meshkujt është shumë i rëndësishëm sinqeriteti i një vajze. Mund të duken sikur nuk janë shumë të vëmendshëm për gjërat që thoni, por kujdes pasi ata ju kuptojnë fare mirë kur i gënjeni.

Meshkujt janë më romantikë se vajzat

Është krijuar gjithmonë përshtypja se vajzat janë më romantike dhe se djemtë që dinë të surprizojnë të dashurën me detaje të veçanta janë të rrallë. Mirëpo qenka e kundërta. Sipas një eksperti të marrëdhënieve në çift, meshkujt janë më romantik pasi kryesisht janë ata të parët që ia shprehin dashurinë partneres. Vajzat e kanë më të vështirë ta pranojnë se kanë rënë në dashuri dhe janë më skeptike për partnerët e tyre.

Meshkujt pëlqejnë vajzat e grimuara

“Zemër dukesh bukur edhe pa grim”, kjo është një gënjeshtër që meshkujt ua thonë që mos të ndiheni keq, pasi ata ju pëlqejnë juve me tualet. Sipas një studimi të kryer së fundmi, vajzat e grimuara marrin më shumë propozime se ato “ujë dhe sapun”. Prandaj vajza, nëse doni t’i bëni përshtypje meshkujve: grimohuni.

Rruga për në zemrën e një mashkulli është nga stomaku

Ushqimi i gatuar nga duart e partneres është gjithçka çfarë duan meshkujt. Në përgjithësi djemtë pëlqejnë shumë vajzat që gatuajnë edhe nëse ato nuk shkëlqejnë në këtë fushë. Atyre ju pëlqen edhe ideja që ti po kujdesesh për ta.

Meshkujt pëlqejnë vajzat e vendosura

Meshkujt pëlqejnë vajzat e vendosura, pasi jeta është e gjatë dhe çdo sfidë duhet ta përballoni së bashku. Një vajzë e ëmbël dhe e përkëdhelur mund të duket interesante në fillim, por meshkujt për plane afatgjata kërkojnë vajza të vendosura.

Meshkujt kanë nevojë për hapësirë

Xhelozia mund të shkatërrojë edhe familjet më të forta. Meshkujt kanë nevojë për hapësira dhe ju nuk duhet të tregoheni xheloze më shumë seç duhet. Ata i mbyt dhënia e llogarisë së tepruar.

Ata nuk frikësohen për ta bërë marrëdhënien zyrtare

Vajzave ju duket sikur meshkujt kanë një lloj hezitimi për ta bërë marrëdhënien zyrtare. Mirëpo, ky mendim nga vajzat nuk është gjithmonë i saktë. Sipas studimeve të kryera së fundmi, meshkujt e kanë më të vështirë se vajzat për t’i dhënë fund një lidhje. Mirëpo, vajzat nga ana tjetër janë të gatshme më shpejt se meshkujt për t’u martuar. Kjo vjen për shkak se vajzat arrijnë pjekurinë më shpejt se djemtë.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain