MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 20 gusht?

19.08.2018 - 21:12

636– Forcat arabe të udhëhequra nga Halid bin Ualid marrin kontrollin mbi Sirinë dhe Palestinën duke larguar Perandorinë Bizantine.

1000 – Themelohet Mbretëria Hungareze nga mbreti Stefani I i Hungarisë.

1866 – Presidenti amerikan Andrew Johnson formalisht shpall Luftën Civile në Sh.B.A. si të përfunduar.

Lufta filloi më 12 prill 1861. Që në fillim të 1858-s, konflikti mes Veriut e Jugut, për çështjen e skllavërisë, i detyroi udhëheqësit e Jugut të vendosin për shkëputje rajonale nga SHBA. Gjatë 1860-s, shumica e shteteve skllavopronare kërcënuan me shkëputje nëse Republikanët (Partia kundër skllavërisë) do fitonin zgjedhjet. Fitorja e republikanit Abraham Lincoln mbi Partinë Demokrate të ndarë, në nëntor 1860, solli shkëputjen e menjëhershme të Karolinës së Jugut.

Pas Karolinës së Jugut, brenda gjashte muajve u shkëputën edhe gjashte shtete te tjera nga unioni, Mississipi, Florida, Alabama, Georgia dhe Louisiana. Në shkurt 1861, delegatë nga shtetet e mësipërme krijuan një qeveri të unifikuar. Jefferson Davis nga Mississippi u zgjodh presidenti i parë i Konfederatës së Shteteve të Amerikës.

Kur Abraham Linkoln u inaugurua President i SHBA-së më 4 mars 1861, një total prej shtate shtetesh ishin bërë pjesë e Konfederatës së Jugut (përfshi edhe Teksasin). Katër vjet më vone, lufta civile përfundoi me humbjen e Konfederatës se Jugut, dhe 620 mijë luftëtarë humben jetët nga të dy kampet.

1960 – Senegali shkëputet nga federata e Malit dhe shpall pavarësi.

1975 – Programi Viking: NASA lançon provën planetare Viking 1 në drejtim të Marsit.

1991 – Estonia ndahet nga Bashkimi Sovjetik.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët