MENU
klinika

Leximet e verës së ish presidentit

Çfarë lexon Barack Obama?

21.08.2018 - 14:12

Ish presidenti amerikan Barack Obama ka një hobi, të postojë në rrjetet sociale gjëra që kanë të bëjnë me jetën e tij.

Në facebook Ish kreu i Shtëpisës së Bardhë shkruan për filma, albume muzikore dhe sigurisht për libra.

Jeni kureshtarë të dini çfarë lexon Barack Obama?

Ish presidenti postoi së fundi në faqen e tij në facebook listën e librave që po lexon këtë verë! Shikoni cilët janë ndonëse asnjëri prej tyre nuk është përkthyer në shqip.

“Educated,” nga Tara Westover

“Warlight,” nga Michael Ondaatje

“A House for Mr. Biswas,” nga V. S. Naipaull

“An American Marriage,” nga Tayari Jones

“Factfulness,” nga Hans Rosling.

“Një nga pjesët e preferuara periudhës së verës i kushtohet leximit, kur gjërat qetësohen disi, qoftë kur je me pushime me familjen apo gjatë një pasditeje të qetë” shkruan Obama në postimin e tij.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit