MENU
klinika

Viti i Skënderbeut

Çfarë na thotë sot Skënderbeu?

31.08.2018 - 09:28

Nga Sali BYTYÇI/

Sivjet është Viti i Skënderbeut, po nga rrethanat e ngarkuara: politike, ekonomike, sociale etj., përveç aktiviteteve zyrtare, po harrohet çfarë viti është ky.

A na flet Skënderbeu sot dhe çfarë na flet ne ai?

Është Viti i Skënderbeut, se edhe sot, pas pesë shekujsh të ekzistencës së tij, na flet. Po çfarë na thotë Skënderbeu?

Në ndeshjen mes dy qytetërimeve, atij perëndimor dhe atij lindor, Skënderbeu u rreshtua krahas qytetërimit perëndimor.

Rreshtimi i tij është mesazhi më i fortë dhe më i mirë.

Asnjë gabim nuk bëhet nëse thuhet që Skënderbeu luftoi nën simbolin e kryqit; asnjë gabim nuk bëhet nëse thuhet që Skënderbeu ishte mbrojtës i krishterimit dhe i Evropës! Pse nuk bëhet asnjë gabim nëse thuhet kështu? Sepse Skënderbeu ishte i tille: identiteti i tij ishte i krishterë, simbol i tij ishte kryqi, atdheu i tij ishte Evropa! Si mund të akuzohet dikush që lufton për identitetin e vet, për simbolin e vet, për atdheun e vet?!

Po, përveç kësaj, Skënderbeu ka edhe një të veçantë: ai luftoi për krishterimin, nën simbolin e kryqit dhe mbrojti Evropën si pasardhës i Lekës së Madh. Ai ishte i krishterë, po që nuk e kishte harruar pasardhës i kujt ishte. Kjo tregon se shtresa udhëheqëse arbërore deri në kohën e Skënderbeut e kishte ruajtur kujtesën për origjinën e saj dhe të mbash në kokë një simbol pagan në kohën kur mbizotëronte totalitarizmi ideologjik i krishterë, kjo ka një domethënie jo të vogël!

Arbërorët nga lashtësia kishin trashëguar gjuhën, pothuaj të njëjtë me at të kohës së lashtë; po nga lashtësia, arbërorët kishim ruajtur edhe Kanunin e Lekës. Ndërlidhja e Kanunit me emrin e Lekë Dukagjinit është gabim. “Kanuni i Lekës”, “E ka thanë Leka” etj., janë shprehje që janë trashëguar brez pas brezi, po pa e përmendur për cilin Lekë bëhet fjalë.

Tani Skënderbeu ka kaluar në Histori, dhe kush do të merret me figurën e tij, duhet të thellohet në proceset historike të cilat e lindën atë. Ndërsa që Skënderbeu ka vrarë myslimanë, edhe kjo është e vërtetë, sepse fuqia kundër së cilës ka luftuar ishte myslimane. Edhe që Skënderbeu në luftën e tij ka vrarë edhe shqiptarë myslimanë, edhe kjo është e vërtetë, po numri i shqiptarëve që u konvertuan në atë kohë ka qenë i vogël, dhe ata janë vrarë si mbështetës të një qytetërimi tjetër nga ai që ishte në atdheun e tyre.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit