MENU
klinika

Retro

Çfarë niveli kulturor ka pasur vendi në vitet ’20?

20.08.2018 - 16:00

Edhe pse në ditët e sotme numri i të diplomuarve në universitet ka pësuar një rritjet progresive, ka qenë një kohë kur ata që kishin mbaruar shkollën e lartë numëroheshin me gishtat e dorës. Në këtë rast nuk po përmendin periudhën kur të drejtat e studimit shpërndaheshin në mënyrë të kontrolluar mbi bazën e fillit ideologjik të sistemit komunist, para viteve ’90 por për vitet ’20.

Në kohën kur Shqipëria ishte pranuar në Lidhjen e Kombeve si vend i pavarur, shqiptarët që kishin pasur mundësinë të studionin në universitet ishin të paktë, por secili prej tyre kishte përfunduar në universitete të njohura europiane dhe më gjerë, duke sjellë një përvojë të re në Shqipërinë e atyre viteve.

Një dokument i rrallë i zbuluar nga Konica.al tregon sesi ka qenë shpërndarja gjeografike e të diplomuarëve jasht vendit. Në titullin “Pasqyra e gjendjes kulturale në fund të vitit 1927”, kjo tabelë përmbledhëse (shiko më poshtë) tregon se Shqipëria kishtë në total 446 të rinj të shkolluar në universitet, nga të cilët kryesonte qyteti i Gjirokastrës me numrin më të lartë të të diplomuarëve në universitet, plot 246. Gjirokastra është gjithashtu edhe qyteti ka dhe nivelin më të lartë të arsimuarëve në nivelin e shkollës së mesme dhe fillore. Pas këtij qyteti renditet Korça me 92 të diplomuar dhe Shkodra me 18 të tillë.

Tirana, e cila kishte vetëm 7 vite që ishtë shpallur kryeqytet kishte numrin më të ulët të të arsimuarëve me shkollë të lartë, vetëm 2 të tillë, por gjithashtu vërehet se kishte dhe numrin më te ulët të atyre me shkollë fillore, duke dëshmuar për një fenomen shqetësues siç ishte ai i analfabetizmit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë