MENU
klinika

Ndarja e vazove

Champions League sot mëson grupet

30.08.2018 - 12:01

Champions League, sot në orën 18:00, në Montecarlo, hedh shortin për fazën në grupe, ku 32 skuadra do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe secili grup.

Në këtë kompeticion, marrin pjesë skuadrat kampione në vendet respektive dhe më të mirat e kampionateve elitare, çka do të thotë se pritet të jetë një kompeticion spektakolar.

Bie në sy rikthimi i Interit pas 7 vitesh mungesë, ndërkohë që shorti mund t’i rezervojë zikaltërve një grup të frikshëm, pasi gjenden në vazon e katërt dhe 3 skuadrat e tjera do të jenë relativisht të forta, të paktën në letër.

Në vazon e tretë, çuditërisht ka përfunduar edhe Liverpool, megjithëse sezonin e fundit ishte deri në finale. Shkak për këtë u bë kualifikimi i Benfica-s për në grupe.

Sakaq, surprizë për grupet e Champions League ishte edhe kalimi i Crvena Zvezdës përballë Salzburg apo edhe eliminimi i Dinamo Zagrebit nga Young Boys.

VAZO 1

Real Madrid

Atletico Madrid

Bayern Munchen

Barcelona

Juventus

PSG

Manchester City

Lokomotiv Moska

VAZO 2

Borussia Dortmund

Porto

Manchester United

Shakhtar Donetsk

Benfica

Napoli

Tottenham

Roma

VAZO 3

Liverpool

Schalke

Lyon

Monaco

Ajax

CSKA Moska

PSV Eindhoven

Valencia

VAZO 4

Victoria Plzen

Club Brugge

Galatasaray

Young Boys

Inter

Hoffenheim

Crvena Zvezda

AEK

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN