MENU
klinika

Analiza

Debutimi dhe Qëllimshmëria në Komunitet

20.08.2018 - 11:23

27 vjet pas eksodit masiv Shqiptar, ata ikën për pak- ngelën për fare. U ingranuam në shoqëritë e sistemet pritëse dhe hodhëm rrënje në to.

Për shkak të afërsisë, të mentalitetit të përbashkët shumica u vendosëm në Greqi, por edhe përberja dhe forma e organizimit këtu lëne për të dëshiruar. Si dhe në Shqipëri emigrantët këtu janë të ndarë nga dilemat partiake shqiptare dhe as fati i përbashkët nuk na nxjerr nga guacka e meskinitetit, zilisë dhe kapadaillëkut anadollak.

Përulja ndaj “pushtetit” dhe karshilleku ndaj shoshoqit fatkeqësisht po bëhen sistem. Bashkëpunimi edhe këtu ngelet ne një premtim “elektoral”, te veshurit me “pushtet” verbon a fshin te gjithë vizionet e ambiciet per bashkim qe kane shfaqur me pare. Nga persona te veçante pengohen dhe sistematikisht!!

As per ceshtje qe ndikojnë direkt ne qëndrimin, jetën e perspektivat tona nuk tentojnë te qendrojne e njeri tjetrin per pak ta degjojne. Nuk njohim as specialist e as kontribut. Debutojmë me mllefe, cmire per shoshoqin duke shtyre çdo potencial njerëzor intelektual a sasior ne indiferentizëm.

Diskutimi i projektligjit te ri per lejet e qëndrimit javën qe shkoi fatkeqësisht tregoi edhe njehere këto fenomene. Nese dikush ne një forme a një tjetër këto sfida i përballon me nje tentative profesionale, nuk mund te jete e pranueshme qe te luftohet kjo përpjekje as nga ata qe bene te vetmin mundim te perkthenin dhe firmosnin nje deklarate te vaket dhe pa alternativa konkrete.

Nuk marr nen mbrojtje asnjeri sepse secili ka punën dhe personalitetin e tij, por theksoj qe edhe një here lame jashtë zhvillimeve veten dhe per me keq akoma bashkëkombësit qe pretendojmë se përfaqësojmë.

Kur një perfaqesi tenton te konkurroje me bazën e saj doemos nje dite do gjendet ne ajer. Problemi per mua qëndron nëse keta te “zhgënjyer” do besojnë dot me ne një bashkëpunim, bashkërendim dhe bashkim ?! Apo do qendrojne larg tashme çdo forme bashkëpunimi?! Keto zhvillime do lëne përfundimisht ne balte përpjekjet per bashkërendim te bashkëpunimit reciprok ne favor te interesave te komunitetit shqiptar këtu, dhe do ndihmojnë ne asimilimin e shpejte te tij.

Ne Greqi te drejtat na janë njohur me vone se ne çdo vend tjetër te rruzullit tokësor. Jemi përdorur si mjet presioni ndaj politikave te brendshme dhe te jashtme Shqiptare. Cdo te drejte e kemi marre vetëm per arsye te përshtatjes te legjislacionit grek ndaj atij komunitar.

Ka shume veta këtu qe me iniciative dhe investim personal janë munduar te organizojnë emigrantet Shqiptare këtu, dhe se fundmi te bashkojnë organizmat e tyre këtu, si ato te pavarura ashtu dhe ato te mbledhura ne bashkime me te mëdha, por kane dështuar per arsyet qe thashë me lart, rasti me i fundit dështimi i Nëntorit te shkuar. Fatkeqësisht nuk kane munguar ne rradhet tona dhe ata qe kane fërkuar duart te gezuar pas dështimeve

Pire 29/04/2018
Të ardhurit bashkë – është një fillim!
Të qëndruarit bashkë – është përparim!
Bashkëpunimi – është sukses!

Nga Nestor DEDE