MENU
klinika

Marc Marquez

“Ducati le t’i fitojë garat, rëndësi ka titulli kampion”

15.08.2018 - 12:48

Avantazhi prej 59 pikësh që Marc Marquez ka karshi Valentino Rossit në renditjen e Botërorit të Moto GP e ngroh më shumë pilotin spanjoll se sa podiumet që ka arritur në dy garat e fundit.

Kampioni i botës dhe kryesuesit i botërorit edhe pse ka dueluar me pilotët e Ducatit është mundur fillimisht nga Dovizioso e më pas nga Lorenzo, gjithnjë në kthesat e fundit. Në 5 garat e fundit, Marquez është ngjitur gjithnjë në podium.

“Kam dhënë maksimumin në pistë, por ndaj Ducatit ka qenë e vështirë, pasi është një motor shumë i shpejtë në pjesën e drejtë.

konica sportkonica sport mobile

Megjithatë, rezultatet e garave të fundit kanë qenë pozitive dhe jam i kënaqur me avantazhin që kam krijuar në Botëror, pasi më afron edhe më shumë me titullin kampion.

Në fund të fundit, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi, pasi të duelosh me Ducatin është e vështirë”, tha Marquez.