15.08.2018 - 08:08
Në mes të viktimave të Genovas mësohet se janë edhe dy shtetas shqiptarë.
Sipas mediave italiane mësohet se bëhet fjalë për 22-vjeçarin Marjus Djerri nga Shijaku dhe kolegun e tij Edi Bokrina. Mediat italiane shkruajnë se 22-vjeçari po shkonte për në punë bashkë me kolegun e tij Edi Bokrina në momentin e tragjedisë.
Dyshohet se mes njerëzve që ndodheshin në urë ka edhe shqiptarë të tjerë të zhdukur, por ende nuk është e konfirmuar.
Deri tani janë 35 viktima nga katastrofa në Genova, 3 prej të cilëve fëmijë. 5 prej viktimave nuk janë identifikuar ende.