MENU
klinika

Pa humbje vendesh pune

E ardhmja e blerjeve – pa radhë dhe pa arka

15.08.2018 - 14:00

Një supermarket në Britaninë e Madhe nuk do të ketë më si procedurë në fund të blerjeve pagesën te arka. Thjesht do të zgjidhen produktet e caktuara, do të skanohen në celular dhe do të dilet prej tij. Sainsbury do t’i kalojë pagesat e blerjeve direkt nga telefoni i blerësit. Kësisoj shmangen radhët e gjata.
Por nuk mund të blihet alkool apo barna për dhimbjet me këtë sistem dhe pagesa te arka të fund do të vijojë për njerëzit që vijojnë të preferojnë këtë metodë.
Teknologjia skano-dhe-vijo e shpejton shumë kohën e blerjeve.
Vetëm një dyqan në Londër e ofron si shërbim deri tani.
Sainsbury thotë se nuk po zëvendëson asnjë vend pune. Në fakt, punonjësit e sigurisë janë të nevojshëm për të parandaluar vjedhjet.
Amazon hapi dyqanin e parë pa pagesë në arkë në vitin 2017. Një i dytë do të hapet në fund të vitit 2018.
Kamerat dhe sensorët nëpër rafte gjurmojnë çfarë blerësit marrin dhe vendosin sërish në to. Më pas pagesa u kalon në llogaritë e tyre në Amazon.

A do të jetë kjo e ardhmja e blerjeve kudo?