MENU
klinika

E thotë shkenca

E dini se një partner grindavec iu bën mirë për shëndetin?

20.08.2018 - 19:45

Martesa mund të jetë e vështirë, por burrat që jetojnë me gra provokative kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin dhe ndoshta edhe sëmundjet e lidhura me stilin e jetesës.

Burrat mund të mos duan ta dëgjojnë këtë, por burrat që provokohen, mërziten dhe shqetësohen nga gratë e tyre, janë më të shëndetshëm.

Studiuesit në Universitetin e Miçiganit në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se gratë që acarojnë burrat e tyre zakonisht përforcojnë sjelljet e tyre shëndetësore, që do të thotë se këta burra kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin dhe janë më të aftë për të kontrolluar më mirë dhe për t’i rezistuar sëmundjeve të tjera. Ekipi monitoroi shëndetin e 1,228 njerëzve të martuar gjatë një periudhe pesëvjeçare, shkruan revista Psikologjia.

Dr. Hui Liu i Universitetit të Miçiganit tha: “Studimi sfidon hipotezën tradicionale që marrëdhënia negative martesore është e dëmshme për shëndetin”.

Mjeku gjithashtu inkurajon ekspertët e familjes që të bëjnë dallimin mes burimeve të ndryshme dhe faktorëve që mund të matin cilësinë e martesës. “Në disa situata, provokimi është shërim për një person’.

Meqë diabeti është një gjendje kronike që po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, zbatimi i politikave dhe programeve publike që synojnë nxitjen e cilësisë së martesave duhet gjithashtu të ulin rrezikun e diabetit dhe të promovojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë, veçanërisht për gratë më në moshë”.

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?