MENU
klinika

Rekord i ri

E rrallë, për 40 ditë përshkon Atlantikun me varkën me rrema

08.08.2018 - 19:43

Një rekord i ri është vendosur në varka me rrema. Një profesion biologjie nga Sinsinati ka mbërritur më 4 gusht në brigjet britanike të St.Mary Isles of Sicily, duke përshkruar të gjithë oqeanin Atlantik, në vetmi dhe me një varkë me rrema.

Ai quhet Bryce Carlson dhe e realizoi këtë gjë për më pak se 40 ditë, duke e përmirësuar me gati dy javë rekordin e mëparshëm (53 ditë, 8 orë e 26 minuta).

Tashmë pritet që ky rekord i ri të zyrtarizohet edhe nga Ocean Roëing Society. Bryce Carlson ishte nisur më 27 qershor nga zona e Neëfoundland & Labrador, në Kanada, zona më e afërt me Europën, duke përshkruar kështu brenda 40 ditësh një distancë prej 2000 milje.