MENU
klinika

Festa e Emigrantit në Dajç

Pas 20 vitesh sërish në vendlindje

17.08.2018 - 17:27

Kanë munguar për një kohë të gjatë dhe më në fund janë rikthyer në tokën e tyre të amël, jo thjesht për të kaluar pushimet por edhe për t’u çmallur me njerëzit e tyre. Dajçi është një nga zonat ku kanë emigruar 80% e banorëve ndaj dhe famullia i kujton ata me një festë që organizohet pikërisht në gusht, muajin e rikthimit në tokën amë.

Famulltari dom Gjovalin Simoni tregon sesi vendosi ta bëjë këtë festë:

“Pas meshës, rreth 2 javë më parë, po bisedoja me të moshuarit dhe ata po më tregonin me shumë pasion se këto ditë do riktheheshin nipërit dhe mbesat e tyre. Aty me lindi kjo ide. “Kur vijnë fëmija gëzon edhe shtëpia” është një shprehje dhe tashmë unë po e ndryshoj pak “Kur vijnë fëmija gëzon edhe famullia”

Oborri i kishës ishte sheshi ku emigrantët u takuan me njëri-tjetrin:

Përgëzoj kishen për këtë organizim. Unë jetoj në Australi dhe për shkak të largësisë në Shqiperi, vij rralle. Sot u takova me disa shokë që kisha 20 vite pa i parë”. Teksa një tjetër shton: “U ndjeva shumë mirë kur dëgjova për festen. Sot do të largohesha drejt Italisë por ndryshova planin vetëm të qëndroja, këtë mbrëmje. Vajza dhe djali im që kanë lindur jashtë, këtu mund te njihen edhe me kushërinjtë apo miqtë tanë që edhe ata jetojnë në mërgim.”

Famullia Dajç synon ta kthejë në traditë këtë organizim, në shënjë falenderimi për kontributin që japin emigrantët për këtë zonë.

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit