MENU
klinika

60-vjetori i lindjes

Fëmijët kujtojnë Mbretin e Pop-it

30.08.2018 - 09:28

I lindur më 29 gusht 1958, Michael Jackson duhet të mbushte 60 vjeç një ditë më parë. Pas një karriere të jashtëzakonshme që e shndërroi në yllin absolut të muzikës botërore, jeta e Jackson u ndërpre më 25 qershor 2009, prej një ataku kardiak.

Paris dhe Prince Jackson kaluan në tapetin e kuq në Mandalay Bay Resort në Las Vegas për të nderuar babanë e tyre në atë që do të kishte qenë 60-vjetori i lindjes së tij.

Në eventin në nder të mbretit të Popit ishin Tito Jackson dhe Jackie Jackson, Vanessa Hudgens dhe Gabrielle Union, ndër të tjerë.

Michael Jackson do të kujtohet përgjithmonë si një nga artistët më të mëdhenj të shekullit.

Familja e Mbretit të Popit, miqtë dhe fansat e tij të mëdhenj u bashkuan për një festë për jetën dhe trashëgiminë që Michael la pas.

“Michael Jackson Diamond Celebration”, u mbajt në Mandalay Bay ku këngëtari u nderua me çmimin ‘2018 Elizabeth Taylor AIDS Foundation Legacy Aëard for Humanitarian Service’.

Dy nga fëmijët e këngëtarit, Paris dhe Prince Michael, pranuan çmimin pas vdekjes në emër të tij.

“Të jesh sot këtu është padyshim një ndjenjë frymëzuese, sepse babai ynë ishte Mbreti i Popit dhe ai bëri kaq shumë,”-tha Prince. Ndërsa Paris shtoi: “Ai bëri aq shumë për industrinë e muzikës, por unë mendoj se ai e vuri theksin dhe rëndësinë në kontributet bamirëse për njerëzimin, saqë me të vërtetë e përdori platformën e tij për të mbështetur”.

Michael nuk është më, por kujtimi i tij nuk është shuar kurrë dhe do të vijojë të jetojë në pasuritë e tij, sidomos muzikore.