MENU

Kategoria Superiore, Java 2

Flamurtari mposht Kukësin në Vlorë

26.08.2018 - 22:50

Pas atij barazimi në Durrës, Flamurtari ka marrë fitoren e parë në këtë kampionat. Vlonjatët kanë mposhtur në shtëpinë e tyre Kukësin me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në Vlorë u zhvillua një ndeshje e bukur, me të dyja ekipet që luajtën hapur dhe kërkuan golin. Kukësi ishte i rrezikshëm me Rexhinaldon, ndërsa vlonjatet kërkuan ta gjejnë rrugën e rrjetës me anë të  Torasa dhe Bushiç.

Kur po i drejtoheshim fundit të pjesës së parë, Flamurtari kalon në avantazh. Do të ishte një “ish”, si Albi Alla, që çon topin në rrjetë pas kromimit të Torasës.

alla gol on Vidnews.

Në minutat e fundit të takimit do të kishte edhe momente tensioni mes tifozëve vlonjat dhe arbitrit Laver Alla. Deri në fund, pavarësisht presionit të Kukësit, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Flamurtari merr një fitore me shumë vlerë.

Ndërsa Skënderbeu, pas fitores së rëndësishme 1-0 të marrë në javën e parë kundër Partizanit, ka fituar pasditen edhe pasditen e sotme në fushën e Kastriotit, të mundur 3-0.

Një fitore kjo që ka qenë e merituar nga lojtarët e Orges Shehit, të cilët kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e parë të ndeshjes. Ka qenë Demte që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 16-të, teksa Bregu ka dyfishuar avantazhin e miqve në të 30-ën.

Bregu ka qenë protagonist edhe kur kishin mbetur katër minuta nga fundi i ndeshjes, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Ky sukses i jep mundësinë korçarëve të marrin kreun e Superiores dhe të shkojnë dy pikë larg Laçi-t, skuadra që mban vendin e dytë për momentin dhe kundërshtari i ardhshëm i bardhekuqve në kampionat.

“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro