MENU
klinika

Lista

Forbes: Aktorët më të paguar të 2018-s

25.08.2018 - 13:37

Revsita “Forbes” ka publikuar emrat e aktorëve më të paguar për vitin 2018.

Vendin e parë e mban me një pasuri prej 239 milionë dollarë George Clooney. Sakaq, sipas listës së “Forbes” të aktorëve më të paguar, Dwayne “The Rock” Johnson pothuajse ka dyfishuar fitimet e tij të vitit 2017-të duke arritur 119 mln dollarë në 12 muajt e fundit.

Në vendin e tretë renditet Scarlett Johannson e cila u shpall si aktorja më e paguar javën e kaluar, duke fituar 40.5 milion dollarë.

Ndërsa Emma Stone, e cilësuar vitin e kaluar nga “Forbes” si aktorja më e paguar, këtë vit nuk ka arritur që të futet as në top 10. Aktorët Robert Downey Jr, Chris Hemsworth, Jackie Chan dhe Will Smith janë të gjithë në nivelin më të lartë, duke fituar më shumë se Johannson.

Vendin e shtatë si aktori më i paguar e mban Akshay Kumar që ka pothuajse të njëjtat të ardhura si Johannson. Plotësimi i top 10 përbëhet nga Adam Sandler, aktori amerikan Chris Evans dhe Salman Khan.