MENU
klinika

Përfitoni bluzë të Kombëtares

FSHF, ofertë për të ndjekur Skoci-Shqipëri

24.08.2018 - 14:02

FSHF njofton të gjithë sportdashësit që ka nisur edhe shitja e biletave për ndeshjen zyrtare eliminatore mes Skocisë dhe Shqipërisë që do të luhet në datën 10 shtator në “Hampden Park” të Gllasgout, ndeshje e vlefshme për kompeticionin më të ri të UEFA, atë të Ligës së Kombeve.

Të gjithë të interesuarit për të marrë një biletë të tillë mund t’i sigurojnë ato duke ardhur në FSHF për t’i blerë, por edhe në versionin online, në faqen zyrtare www.fshf.org në seksionin Shop/Dyqani.

Ndërkaq, FSHF ka propozuar edhe një ofertë të shkëlqyer për këdo do të marrë një biletë për këtë ndeshje, me një super okazion, ku bileta shoqërohet së bashku me një bluzë origjinale të skuadrës përfaqësuese të Europianit me një tarifë okazionale.

Një mundësi për të gjithë sportdashësit, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Gllasgou për të parë ekipin kombëtar të futbollit, ku përveç biletës ata do të marrin edhe një fanellë origjinale kuqezi në një vleftë të shkëlqyer të përbashkët çmimi.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë respektivisht:

25 GBP (paund) dhe 30 GBP paund, dhe ku sasia është e limituar. Ndërkohë, ja edhe oferta e shkëlqyer, e biletës për ndeshjen SKOCI-SHQIPËRI, e shoqëruar me një bluzë të ekipit kombëtar:

3.600 lekë Bileta + 2.800 lekë bluzë Europiani = 6.400 lekë

4.300 lekë Bileta + 2.800 lekë bluzë Europiani = 7.100 lekë

Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë tifozët e ekipit kombëtar dhe jo vetëm. Një superofertë për të qenë prezentë në stadium, ditën e ndeshjes në Gllasgou, por edhe me një bluzë të skuadrës kuqezi.