MENU
klinika

Hiqet statuja e Erdoganit

Gjermanët rrëzojnë “Hitlerin turk”

30.08.2018 - 12:47

Presidenti turk Erdogan ka qenë në qendër javët e fundit për shkak të “krizës” në Turqi, shkaktuar nga rënia e lirës turken, si dhe marrëdhëniet e acaruara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kjo nuk është arayeja e vetme.

Para disa ditësh artistët në Wiesbaden, Gjermani vendosën në qendrën e Hessenit një statujë prej katër metrash të gjatë të Erdoganit.

Statuja e Rexhep Tayyip Erdogan u vendos në shesh si pjesë e festivalit të Arteve Bienale të Wiesbaden. Erdogan pasqyrohej me një dorë të ngritur, duke evokuar kështu statujën e Saddam Husseinit të rrëzuar nga pushteti nga forcat amerikane në Bagdad.

Organizatorët shpresonin që statuja do të shkaktonte debat publik mbi temën kryesore të këtij viti të festivalit: lajmet e këqija.

Bienalja e Kunstfestival filloi të enjten e kaluar në kryeqytetin e shtetit Hessian dhe do të vazhdojë deri të dielën e 2 shtatorit.

Por vendosja e statujës nxiti konflikt midis mbështetësve dhe kritikëve të Erdoganit. Kjo statujë e artë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan solli irritim dhe acarim në Wiesbaden të Gjermanisë.

Statuja që impononte vendosmëri e guxim e që dukej qartë edhe nga distanca, u shpërfytyrua shumë shpejt me ofendime e shënime të tilla si “Hitleri turk”.

Kështu autoritetet e qytetit gjerman Wiesbaden e hoqën statujën.

“Në marrëveshje me policinë e shtetit, kryebashkiaku Sven Gerich vendosi të hiqte statujën, pasi siguria nuk mund të garantohej më gjatë”, njoftoi qeveria lokale e qytetit përmes “Twitter”-it.

Administrata e qytetit ishte e befasuar. Ata thanë se kishin dhënë miratimin për vendosjen e një statuje njeriu por nuk kishin qenë në dijeni se bëhej fjalë për Erdogan.

Drejtori i Teatrit Shtetëror Wiesbaden, Uwe Eric Laufenberg, e mbrojti veprimin si një formë e lirisë së shprehjes. Qyteti nuk dëshiron të ndërhyjë përkundër protestave, për sa kohë që fushata e artit nuk përbën kërcënim për rendin dhe sigurinë publike.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë kanë qenë të ftohta në vitet e fundit, kjo pasi në mars të vitit 2017, pati tensione mes dy vendeve kur Erdogan i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët . Por mosmarrëveshjet duket se janë lënë mënjanë pasi Erdogan ka planifikuar të bëjë një vizitë shtetërore në Berlin në fund të shtatorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja më SHBA-në

Erdogan: Ose do bëhemi, ose vdesim!

Përplasja pas arrestimit të pastorit

Pesë shpjegime mbi krizën mes Uashingtonit dhe Ankarasë