MENU
klinika

61 denoncime brenda 6 muajsh

Gjirokastritët të dhunshëm?!? Ja ç’thonë statistikat…

28.08.2018 - 14:10

50% më shumë raste të dhunës në familje janë rregjistruar në Gjirokastër vetëm në gjysmën e parë të këtij viti. Rritja e numrit të rasteve sipas deponimeve të të grave të dhunuara pranë policisë lidhet kryesisht me gjendjen e rënduar ekonomike. Frekuenca e rasteve është më e shpeshtë në rrethin e Tepelenës, Gjirokastrës dhe Përmeti i cili renditet në fund për nga numri i rasteve në këtë qark.

Në të tre qytetet rezulton të jenë kryet 61 denoncime, gjatë periudhës janar-korrik. Pjesa më e madhe e personave që kërkojnë ndihmën e organeve kompetente si shkak i konflikteve në familje janë gra që dhunohen fizikisht nga bashkëshortët e tyre. Por mes kërkesave për urdhër mbrojtje nuk mungojnë edhe rastet e dhunimit të pjesëtarëve të tjerë të familjes si të prindërve apo fëmijëve të mitur. Për secilin rast janë dhënë urdhra mbrojtje ndërsa në më shumë se gjysmën e denoncimeve, personat janë shoqëruar edhe në polici.

Statistikat ndër vite tregojnë se dhuna në familje ishte një dukuri që vinte kryesisht nga qyteti i Tepelenës, por tashmë situata ka ndryshuar. Pak ditë më parë në Bashkinë Libobovë një shtetas u arrestua nga policia pasi jo vetëm ushtroi dhunë fizike mbi vajzën e tij 30 vjecare, por e goditi atë edhe me mjet prerës. Për fat të mirë e reja nuk pësoi lëndime që mund t’i rrezikonin jetën.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dalja nga skema e ndihmës ekonomike

Punësimi, Gjirokastra kryeson, Memaliaj problematik


Arrestohen 20 persona, ja për çfarë akuzohen!

Aksioni i FNSH dhe RENEA-s në gjithë Shqipërinë

Çfarë kërkon pala greke prej tyre?

Sërish radhë udhëtarësh shqiptarë në Kapshticë

Gjirokastër/ Dyshohet se u rrah nga…

Dhunohet e bëhet për spital e moshuara

Ngjarjet e fundit kriminale, reagon ministri Lleshaj

“Nuk shembet Shqipëria, për një ngjarje, as për dy…”