MENU
klinika

Detajet

Gjykata e Katanias liron Nezar Seitin

23.08.2018 - 10:32

Gjykata e Katanias  nga “arrest me burg”  e ka lehtësuar masën për Nezar Seitin në “arrest shtëpie”.

Lajmi i lirimit të Seitit konfirmohet nga avokati Detar Hysi.

Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.

Nezar Seiti cilësohet si “financieri” i grupit të Habilajve. Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313.

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

Arrestimi në janar

Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se:

Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi: Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.