Një gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe Kamza ka surprizuar Tiranën në ndeshjen e parë për të dyja skuadrat. Pikërisht një ish-bardheblu, Sebino Plaku, ai që ndëshkon 24 herë kampionët e vendit.
Ishte Tirana ajo që diktonte tempin e lojës që nga minuta e pare, duke krijuar shumë raste për të zhbllokuar rezultatin.
Por pasaktësia e vendasve është shoqëruar edhe me formën fantastike të portierit të Kamzës Avdyli, i cili tregohet i kujdesshëm duke i mohuar disa herë golin Tiranës.
Në fund të pjesës së parë, fati nuk ishte me bardheblutë teksa kanë goditur shtyllën. Pas pushimit edhe Kamza ka mundësitë e veta, por gjithsesi, mbetet Tirana favorite dhe në kontroll të ndeshjes.
Por teksa minutat kalojnë, vendasit nuk arrijnë të gjejnë golin e fitores dhe për shkak të pakujdesisë në prapavijë, e kanë pësuar nga këmba e Plakut në fund të takimit.
Tirana-Kamza 0-1
Plaku 90’
Tirana: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Atingah, Doka (81′ Kërçiku), Daja, Karabeci, Maveje, Greca (58′ Hasani), Kobina (60′ Blazhevski), Sentamu. Trajner: Ze Maria.
Kamza: Avdyli, Teqja (64′ Bonani), Beqiri, Frashëri, Idrizaj, Malaj, Arrabal, Zisi (46′ Mehmeti), Mumajesi (71′ Rezi), Plaku, Roloviç. Trajner: B. Devolli.
Kartonë të verdhë: Karabeci / Frashëri, Teqja. Arrabal, Avdyli
Gjyqtar: Andi Koçi