MENU
klinika

Braziliania e famshme

Gol të tillë nga një femër nuk e keni parë…

22.08.2018 - 17:03

Natalia Guitler është një sportiste braziliane, e cila ka lindur në Argjentinë dhe luan “footvolley”. Ky sport është një përzierje mes futbollit dhe volejbollit, me një rrjetë në mes, luhet dyshe, por mund të bëhet edhe treshe.

Braziliania 31-vjeçare është bërë shumë e famshme nëpërmjet rrejteve sociale për shkak të aftësive të saj të mrekullueshme me topin, një xhonglere e vërtetë, me një teknikë të admirueshme.

Shpeshherë kemi parë video të saj që ndodhet në shoqërinë e lojtarëve si Neymar, Marcelo dhe ish-futbollistin Ronaldinho. Megjithatë, së fundmi ajo është bërë e famshme për një gol të shënuar në mënyrë të mrekullueshme, të cilën ajo e ka shpërndarë në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.