MENU
klinika

Kërcënimi i futbollistëve të La Liga-s

Grevë nëse do të bëhet ndeshje në Amerikë

23.08.2018 - 19:26

Futbollistët kampionatit spanjoll nuk kanë ndërmend të lë luajnë qoftë një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse kishin vendosur pronarët e klubeve të tyre.

Ata kërcënojnë, nëpërmjet presidentit të Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, David Aganzo, që do të përshkallëzojnë reagimin e tyre, deri në grevë, në rast se vijohet në këtë rrugë, pa marrë opinionin e tyre.

“Nuk mund të lejojmë vendime të njëanshme. Shohim se ka mungesë respekti që La Liga nuk përfshin futbollistët në këtë vendimmarrje, që ndikon drejtpërdrejt tek ata,” – deklaroi Aganzo pas një takimi që pati me kapitenët e disa skuadrave, mes të cilëve ishin edhe Sergio Ramos, Sergio Busquets, Koke, Joaquín, Bruno Soriano e Asier Illarramendi.

Sergio Busquets ka zëvendësuar Lionel Messin, në mënyrë që vëmendja mos përqendrohet tek ai, por te çështja.

Përfaqësuesi kryesor i shoqatës së lojtarëve siguroi se kapitenët janë të gjithë të bashkuar dhe se janë gati të hyjnë edhe në grevë.

Ai deklaroi gjithashtu se “futbollistët nuk janë në shitje, mendojmë për tifozët, shëndetin dhe shumë gjëra të tjera.” Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e La Liga-s, që nuk e kishin menduar mirë kur e firmosën kontratën me sponsorët gjeneralë të kësaj sipërmarrje.