MENU
klinika

H. DË BALZAK – “Kolonel Shaberi”

13.08.2018 - 20:56

Honore dë Balzak mbetet një nga kolosët e letësisë franceze të gjysmës së parë të shekullit XIX, njëherazi profesor i romanit realist. Ndër kryeveprat e tij të shumta citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e Humbura”, “Xha Gorioi”, etj.
“Kolonel Shaberi”, një kryevepër balzakiane, është një parantezë prekëse e galerisë së portreteve të autorit.
…Paris, shkurt 1818, pak para se të binte perandoria, i përkushtuari Dervil pranon të takojë një të moshuar veshur tmerrësisht keq. Iasent Shaberi, hero i luftës së Napolonit martuar me Roza Shapotelin. Gjatë betejës së Ejlaut, në vitin 1807, ai plagoset dhe më pas konsiderohet i vdekur… Plaku i gjorë i tregon se si, përmendur mes një pirgu kufomash në një hendek, arriti t’u mbijetonte për mrekulli plagëve. Rikthehet në Paris pas dhjetë vjetësh dhe zbulon se tashmë e shoqja mbante emrin e konteshës Ferro… Avokati pranon ta ndihmojë kolonelin, duke i propozuar ish-bashkëshortes së kolonelit një ujdi. Mohuar nga e shoqja, dënuar si endacak, koloneli e mbyll jetën e tij të trishtueshme në azil…