MENU
klinika

Qëndrimi i kryeministrit kosovar

Haradinaj nga Durrësi: Kosova nuk i ndryshon kufijtë

27.08.2018 - 13:13

Gjatë takimit nga Samiti i Durrësit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ndal te kufijtë duke deklaruar se nuk duhet të rishikohen.

Ai u shpreh se Kosova i ka kufijtë e saj dhe ata duhet të respektohen.

Kosova po e kryen pjesën e vet. Jemi pak me vonesë me hekurudhat, por jemi në proces të mbylljes së ‘Roaming’, kemi vështirësi për lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave. Kur kalojë në Serbi kemi shumë vështirësi, po ashtu edhe në Bosnje, për të komunikuar me Kroacinë na duhen viza.

Më lehtë e kemi marrëdhënien me Shqipërinë, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e dytë të qeverive për heqjen e barrierave doganore. Desha të shtoj dicka për kufijtë, Kosova i ka kufijtë e saj me vendet fqinje dhe i respektojmë dhe nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri për dizenjimin e tyre, por duhet ti respektojmë”, u shpreh ai.

Kryeministrat e rajonit që ndodhen në takimin informal që po mbahet në Durrës aktualisht ndodhen para medias në konferencë për median. I pranishëm është dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanns Hahn. Mungon në këtë takim kryeministrja e Serbisë, kryeministri bullgar dhe kryeministri i Maqedonisë.

Përgatiti  M.H

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë