MENU
klinika

Vetëm në këtë shtet!

Hedhja e mbeturinave me pagesë

19.08.2018 - 20:00

Në Zvicër duhet të paguash për të derdhur mbeturinat, për ta kurajuar popullsinë të riciklojë më shumë dhe ta bëjë atë të reflektojë mbi sasinë e mbetjeve që hedhin.
Mbeturina mblidhen vetëm nëse janë të futura në një qese me etiketën e pagesës së kryer ngjitur, apo në një çantë të përgatitur posaçërisht për mbeturinat.
Kjo metodë duket më efektive se taksimi për largimin e mbetjeve, mënyrë të cilën e përdorin shumica e vendeve për mbledhjen e plehrave.
Sistemi i riciklimit ndryshon sipas rajoneve në Zvicër. Disa kantone u vendosin gjoba njerëzve nëse përziejnë mbeturina me materialet e riciklueshme, ndërsa në zona të tjera, si për shembull Zyrihu, shumë njerëz paguajnë për çantat me plehra.
Tanimë Zvicra ka një nga normat më të larta të riciklimit në Evropë.
Bashkimi Evropian dëshiron që vendet e saj anëtare të riciklojnë më shumë se 50 për qind të mbetjeve të mbledhura deri në vitin 2020.
Zvicra e ka arritur qysh në vitin 2018 këtë qëllim, siç ka bërë edhe Gjermania, Austria dhe vendet nordike. Por vendet e tjera evropiane i kanë ende normat e riciklimit më të ulëta se 10 për qind.

Çfarë ndodh me mbeturinat e ricikluara?

Një sasi e madhe e ricikluar përfundon duke u dërguar në Azi. Por Kina, importuesi më i madh në botë dhe ricikluesi i metaleve të braktisura, plastikës dhe letrës, ka vendosur se nuk do të marrë më ato që i quan “mbeturina të huaja” dhe është vendosur të ndalojë importet e 24 llojeve të mbeturinave.
Dhe kjo mund t’i detyrojë vendet e industrializuara të riciklojnë më shumë mbeturina të tyret.
Aktualisht Evropa riciklon 30% të plastikës së saj, krahasuar me vetëm 9% në Shtetet e Bashkuara, por shumica e mbeturinave plastike mbeten ende në landfille dhe në oqeane.