MENU
klinika

Almanak

Histori: Çfarë ka ndodhur më 26 gusht?

26.08.2018 - 08:28

1346– Një ushtri e vogël angleze prej 10 000 pjesëtarësh, nën drejtimin e Eduartit të III-të, mposhti forcat superiore franceze të Filipit VI-të.

1743 – Lindi Antoine Lavoisier, kimist francez, i konsideruar si themelues i kimisë moderne, ai zbuloi oksigjenin. U ekzekutua nga revolucioni në 1794.

1873– Lindi fizikani amerikan Lee De Forest, i njohur si ”Babai i Radios,”. Trioda që ai shpiku në vitin 1906, njihet si arritja më e rëndësishme në fushën e elektronikës deri në atë kohë. Afësia e madhe e triodës për të kapur dhe amplifikuar sinjalet e radios, si dhe për të gjeneruar sasi të kontrolluara energjie, u bë bazë për zhvillimin e shpejtë të elektronikës dhe industrisë së komunikacionit. De Forest shpiku gjithashtu komponentët elektronikë që ishin me rëndësi kritike në zhvillimin e telefonave, transmetuesve me valë të shkurtra, fonografëve, filmave me zë dhe më pas të radarëve dhe televizorit.

1910 – Lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe.

Nënë Tereza është një nga njerëzit më të famshëm në botë dhe është shenjtëruar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003. Ajo ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu), me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, më datën 26 gusht 1910. Nënë Tereza u largua nga më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë planetit. Në vitin 1979, mori çmimin Nobel për paqe. Ajo ishte nënë e kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmije ilegjitim e bonjake. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Vdiq në vitin 1997.

1963 – Vdes Maksimilian Lamberci, albanolog austriak.

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”. Kjo është ndër pohimet më të rëndësishme të Lambertz për vendin tonë.

1974 – Vdes Charles Lindberg, aviator amerikan, i cili realizoi udhëtimin e parë mbi Atlantik, në vitin 1927.

Natyrisht, asnjë aviator në histori nuk është aq i njohur sa “Lindy Lucky”, njeriu i parë i cili kaloi vetëm Oqeanin Atlantik, duke fluturuar nga Nju Jorku në Paris në maj të vitit 1927 në një monoplan të ndërtuar posaçërisht për të. Si pasojë e ndërmarrjes së tij rraskapitëse, ai u bë famshëm aq sa është tani një ylli rroku, edhe pse një pjesë e asaj lavdie ra në vitet e mëvonshme kur ai kundërshtoi hyrjen amerikane në Luftën e Dytë Botërore.

Pas sulmit në Pearl Harbor, megjithatë, ai u bë një mbështetës i flaktë i përpjekjeve të luftës, madje dhe fluturoi më shumë se 50 misione luftarake në teatrin e Paqësorit, duke rimëkëmbur reputacionin dhe famën e tij. Ai u vlerësua edhe me rrëzimin e një avioni japonez pranë Ceram, në korrik të vitit 1944. Në vitet e mëvonshme, ai u bë një ambienmtalist i flaktë i cili, në mënyrë paradoksale, gjithashtu ka ruajtur një dashuri për teknologjinë. Në një artikull të revistës Life në vitin 1967, ai përmblodhi filozofinë e tij duke thënë, “E ardhmja e njeriut varet nga aftësia jonë për të kombinuar njohuritë e shkencës me diturinë e egërsisë.” Ai jetoi jetën e tij në heshtje në Hawaii, deri në vdekjen e tij në vitin 1974.

2008 – Rusia njohu pavarësinë krahinave të Gruzisë të Osetinë Jugore dhe Abhazinë.