MENU
klinika

Familja debitore për OSHEE-në

I ndërpritet energjia familjes me 2 kontrata

28.08.2018 - 16:28

Prej 7 muajsh nuk lëviz dot nga shtrati as për nevojat e saj personale. Është dyzet e kater vjeç, por i duhet të mbështetet tek familja e saj e cila nuk është në gjendjen optimale për ta ndihmuar. Katerina Ara është nënë e 4 fëmijëve të mitur, ndërsa bashkëshorti i saj nuk e ka një vend pune të përditshëm.

Në listën e gjatë të mungesave në këtë familje është shtuar së fundmi edhe energjia elektrike. Kryefamiljari bën përgjegjës OSHEE-në për ndërprerjen e dritave:

“Në këtë shtëpi, jam vendosur për herë të parë në dhjetor të vitit 2014-të. Kam aplikuar në OSHEE për t’u furnizuar me energji dhe m’u përgjigjen se për 2 jave, kontrata do të jetë gati. Gjithçka u rregullua dhe pas 1 muaji e gjysmë, më marrin në telefon dhe më thonë: Ti zotëri, Ndue Pali ke një tjetër kontratë, pse ke aplikuar ? I sqarova se unë jam Ndue Ara dhe në këtë banesë nuk ka jetuar askush. Që prej asaj kohe, jam faturuar me 14 milionë lekë të vjetra. Një shumë të cilën sigurisht që nuk mund ta paguaj kurrë me këtë situatë ekonomike që kam unë.”

Të kontaktuar në lidhje me këtë çështje, OSHEE në Shkodër pranon faktin se ka nje gabim në mbiemrin me të cilin është regjistruar 4 vitë me parë familja Ara, gabime të cilat jane evidentuar në jo pak raste, të kryera nga vetë inspektoret e operatorit të shpërndarjes. OSHEE konfirmon se familja në fjalë, ka 2 kontrata të hapura me një vlerë debie rreth 14 milionë lekë. Ndaj familja Ara do të orientohet që të plotësojë dokumetacionet përkatëse në mënyre që debinë ta shlyeje sipas lehtësirave që ka akt-marreveshja për personat që marrin ndihmë ekonomike dhe energjia do të rilidhet.

Përgatiti: K.ZH.