MENU
klinika

Mesfushori shqiptar i Lazios

Igli Tare për Valon Berishën: Një luftëtar që nuk dorëzohet

03.08.2018 - 16:58

Një nga blerjet e Lazios në merkaton e verës ishte edhe Valon Berisha, lojtari i përfaqësueses së Kosovës që erdhi nga Salzburg i Austrisë.

Mesfushori shqiptar, mes të tjerash ka theksuar: “Për mua, është një ëndërr të luaj për Lazion dhe për të zgjedhur këtë klub ishte e lehtë.

Atmosfera këtu është shumë e mirë, ka shumë lojtarë me personalitet. Jam i ri, por kam goxha përvojë ndërkombëtare. Dua t’u tregon të gjithëve talentin tim.

Uroj të jemi ndër 5 të parët në Serinë A. I falënderoj të gjithë, duke filluar nga Tare. Jam pjesë e një klubi të madh. Vij pas një sezoni të mirë me Salzburgun dhe shpresoj të bëj më të mirën këtu”.

Përveç lojtarëve, ka folur edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili ka dhënë vlerësimet e tij për çdo lojtar të afruar, veçanërisht për Berishën dhe Durmishin:

“Për mua është një kënaqësi e madhe të prezantoj Berishën. Nuk e kam fshehur admirimin tim për të. Ka diçka që prezanton shpirtin e klubit tonë.

Ai është një luftëtar, një lojtar që nuk dorëzohet kurrë. Jam vërtet shumë i lumtur që ka ardhur te Lazio. Mendoj dhe besoj se do ta nderojë këtë fanellë.

E kemi ndjekur prej 3-4 vitesh. Kur erdhi mundësia për ta mbyllur marrëveshjen, nuk hezitova. Durmishi ka karakteristikat e duhura për modulin tonë të lojës. Ka nevojë për kohë që të hyjë në mekanizmat e skuadrës, por jam i bindur se do të jetë i vlefshëm për Lazion”.