MENU
klinika

CO2 dëmtuesi kryesor

Irlanda është vendi i parë në botë që heq dorë tërësisht nga karburanti fosil

06.08.2018 - 11:00

Kjo nismë nënkupton që asnjë para publike nuk do të investohet në naftë, gaz dhe qymyr. Dhe investimet aktuale në këtë sektor do të përfundojnë brenda 5 vitesh. Muajin e shkuar Irlanda u cilësua si qyteti i dytë më i keq në lidhje me trajtimin e çështjeve të ndryshimit të klimës dhe nuk do të arrijë synimet e vitit 2020 lidhur me energjinë e ripërtëritshme.

Ky vendim është një lëvizje pozitive kundrejt dioksidit të karbonit, i cili konsiderohet një nga faktorët kryesorë të dëmtimit të klimës dhe nënkupton që rreth 10.4 miliard dollarë do të largohen nga karburantet fosile.

Vende të tjera dhe organizata tashmë kanë tërhequr 6.15 bilion dollarë. Kjo përfshin fondin gjigant shtetëror të investimeve të Norvegjisë, Nju Jork Citin dhe Kishën e Anglisë.

A duhet të heqë dorë edhe vendi ynë nga karburantet fosile?