MENU

Reklamoi ish-gruan në internet

Ish-lojtari i Serie A dënohet me 6 muaj burg

23.08.2018 - 15:42

Ish-futbollisti i Republikës Çeke, Tomas Repka, është dënuar me gjashtë muaj burg. Gjykata e Brnos ka vendosur kështu ditën e enjte, pasi ka reklamuar shërbime seksuale të ish-gruas së tij Vad’ka Erbova në internet.

Partnerja aktuale e 44-vjeçarit Katerina Kristelova është gjobitur me 50,000 CZK për bashkëpunim, duke postuar një nga tre reklamat si Z. Erbova.

tomas repka me gruan
tomas repka me gruan

Repka ka luajtur 45 ndeshje me Republikën Çeke dhe ka luajtur për shumë klube europiane, si Fiorentina në Serie A dhe West Ham në Premier League. Në fushën e lojës ai ishte korrekt, pavarësisht ashpërsisë.