MENU
klinika

Mesazhi i kryeministrit grek

Itaka është vetëm fillimi

22.08.2018 - 08:48

Nga Aleksis Tsipras/

Sot në atdheun tonë po gdhin një ditë e re. Një ditë historike.

Memorandumet e masave shtrënguese, e recesionit dhe e shkretimit social, më në fund mbaruan.

Vendi ynë fiton të drejtën e vet të vendosë ai për fatet dhe për të ardhmen e tij. Si një vend normal europian.

Pa imponime të jashtme, pa shantazhe të tjera, pa sakrifica të tjera nga ana i popullit tonë.

Vendi ynë është i mbyllur, e mbyllin dy Simbligadët e zinj (Shenim: Νga mitologjia greke, një legjendë e Argonautëve, janë dy Gurë të mëdhenj të zinj në det, që përplaseshin dhe nuk lejonin anijet të kalonin), siç thotë dhe poeti.

Këto dy Gurë të mëdhenj ne i lamë pas. Duke qenë të ndërgjegjshëm së Greqia është historia e vet, arritjet, betejat por edhe dhimbjet. Domethënë ato elemente që përcaktuan ecurinë e saj nëpër shekuj. Një ecuri që kur nuk ka qenë e lehtë, por që gjithmonë ka pasur një destinacion. Madje edhe gjatë ditëve më të errëta, edhe gjatë stuhive më të fuqishme.

Greqia që prej vitit 2010, përjetoi Odisenë e saj moderne.

Gjatë një periudhe pesëvjeçare ndodhën gjëra që nuk kishin ndodhur ndonjëherë në një vend në kohë paqeje.

 

Humbi 25% e pasurisë sonë kombëtarë, tre ndër dhjetë veta mbetën pa punë, kjo shifër tek të rinjtë ishte 6 ndër 10 veta. U vunë në zbatim masa shtrënguese që arrin shifrën 65 miliardë. Dhuna dhe represioni u bënë pjesë përbërëse e përditshmërisë. Demokracia u zhvlerësua.

Bankierë u benë kryeministra dhe ministra u benë bankierë.

Banda fashiste dolën prej shtrofullave të tyre pas 60 vjetësh.

Një vend në gjendje të jashtëzakonshme permanente.

Por ky popull kurrë nuk e pranoi fatin që kishin caktuar për të, të fuqishmit e botës dhe shkroi faqe të reja rezistence. Ky popull para tre vitesh e gjysmë, mori një vendim historik. Vendosi të marrë timonin e vendit prej duarve të atyre që e çuan në shkëmbinj, dhe t’ia u besojë timonin e kësaj anijeje kapitenëve të rinj. Ne morëm përsipër këtë përgjegjësi të rendë. Me forcë, me vendosmëri, por edhe me respekt ndaj sakrificave të popullit tonë.

Ne ecëm përpara jo me shumë, por veç me një siguri: Atë që na përcaktuan qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi. Të nxjerrim vendin nga qerthulli i memorandumeve dhe masave të vazhdueshme shtrënguese.

Ekuipazhi i anijes ndryshoi.

Disa u trembën prej dallgëve, disa të tjerë preferuan që t’u venë fre këtyre dallgëve.

Dëgjuam shumë herë Sirenat e kotësisë. Dëgjuam disa që thonin se gjërat në Greqi nuk ndryshojnë, dhe se memorandumet do të mbesin këtu përgjithmonë.

Dëgjuam se nuk ka kuptim të rezistosh kur përballë teje ke Ciklopet dhe Lestrigonët. Bishat mbi të cilat Greqia e vogël dhe e dobët nuk do të mundte kurrë të fitonte. Por asgjë prej këtyre nuk mundi të thyejë përpjekjet tona. Dhe kjo sepse njerëzit që derdhën djersë që ne të arrinim në destinacion, nuk ishin më të margjinalizuar. Nuk ishin më të mbyllur, në hambar e anijes, pa zë, pa shpresë. Por ishin të timoni i anijes, bashkë me ne.

Dhe ishin ata që e mbajtën fort timonin ne situata të vështira.

Grekë dhe Greke,

Sot është një ditë clirimi. Por ndërkohë është dhe pikënisja për një epokë të re. Dhe në këtë pikënisje ne nuk do bëjmë gabimin që të harrojmë mësimet e Greqisë të memoradumeve. Nuk do të lejojmë harresën të na marri me vete. Nuk do të bëhemi njerëz apatikë. Nuk do harrojmë kurrë arsyet dhe personat që çuan vendin drejt memorandumeve.

Nuk do të harrojmë mospagimin e taksave nga ana e pronarëve të mëdhenj, nuk do të harrojmë korrupsionin dhe ndërthurjen e interesave të përhapur gjerësisht, nuk do të harrojmë mosndëshkimin e një sërë grupesh biznesi dhe botuesish, të cilët për vite me rradhë pretendonin se vendi i përket atyre, nuk do të harrojmë cinizmin dhe përbuzjen e një elitë politike, e cila kujtonte që Greqia është prona e saj dhe Grekët janë shtetasit të saj të bindur.

Nuk do të harrojmë kurrë ata që përçmuan dhe zhvlerësuan Greqinë dhe Grekët, sepse ata guxuan të mos japin aprovimin e tyre për zbatimin e një eksperimenti neo-liberal i cili do të zgjaste për shumë dhjetëvjeçar.

Por nuk do të harrojmë dhe ata që u qëndruan në krah Grekëve dhe Greqisë në periudha të vështira.

Nuk do të harrojmë personalitete dhe forca politike nga të gjitha vendet europiane, të cilët i u kundërvunë me forcë klaneve për daljen e Greqisë nga eurozona dhe denimin e saj.

Sepse ata e dinë se Greqia do të thotë për Europën, shumë më tepër sesa treguesit financiarë dhe buxhetet e ekuilibruara.

Nuk do të harrojmë asgjë prej atyre që përjetuam, sepse ato nuk janë thjesht një material për historianët e së ardhmes. Por janë resurset e një vendi që shkruan faqen e re të historisë së tij, e shkruar në kohën e tashme.

Arritëm destinacionin tonë, dolëm nga memorandumet, por nuk mbaron me kaq. Beteja të reja na presin përpara. Mëtonjësit e rinj janë këtu dhe qendrojnë akoma përballë nesh. Janë ata që dëshirojnë të shohin anijen përsëri në mëshirën e dallgëve, ndërsa popullin duan ta shohin përsëri në hambar të anijes.

Janë të gjithë ata që ndërtuan, si shëmbëlltyrë dhe si figurë të vetës së tyre, Greqinë e korrupsionit, të ndërthurjes së interesave dhe të pushtetit të pakicës.

Janë ata që duan t’u shmangen pagesës së taksave pa u hyre gjemb në këmbë, që duan të jenë parazitë në dem të interesit publik që duan të kenë kompanitë e tyre offshore dhe depozitat e tyre bankare jashtë shtetit.

Janë ata që e konsiderojnë veten e tyre mbi çdo ligj dhe rregull të shtetit të së drejtës, dhe që dridhen edhe nga mendimi i një drejtësie të pavarur.

Nuk ka gjasa që të lemë Itakën në duart e tyre.

Tashti që arritëm në destinacionin tonë të shumëdëshiruar, kemi forcën të ndërtojmë vendin tonë ashtu siç i takon atij. Ne Grekët e mençur, shkruam me beteja dhe sakrifica, fundin e memorandumeve. Që prej ditës së sotme, fillojmë me vizion dhe vendosmëri, një epokë të re për Atdheun tonë.

E fillojmë me mençuri dhe përgjegjësi, që të mos kthehemi mbrapsht me, të Greqia e deficiteve të mëdha dhe e falimentimit.

Por të fillojmë me guxim, për rilindjen e Greqisë.

Për një Atdhe të barazisë, të demokracisë dhe të drejtësisë sociale.

Sepse Itaka është vetëm fillimi.

* Mesazh i kryeministrit të Greqisë, nga Ishulli i Itakës, për daljen e vendit nga gjendja e memorandumeve