MENU
klinika

Teknikë antike

Ç’po përdorin Kina, Japonia, Irani dhe Franca në vend të pesticideve

28.08.2018 - 09:00

Rosat? Po, po, rosat!

Kjo mënyrë antike e të bërit bujqësi po bëhet sërish popullore për shkak të dëmtimeve në mjedis të shkaktuara nga kimikatet.

Rosat të shumuara specifikisht futen te parcelat me oriz për t’u ushqyer me insekte dhe barishte, duke i lënë plantacionet e orizit të padëmtuara. Ato madje hanë edhe farat e barërave dhe jashtëqitjet e tyre shërbejnë si fertilizues për tokën, duke reduktuar kështu nevojën për fertilizues kimikë, herbicide apo pesticide.

Megjithatë fermerët duhet t’i largojnë rosat gjatë kohës së të korrave, në mënyrë që të mos hanë orizin.

Ekzistojnë më shumë se 1000 mijë lloje pesticidesh në të gjithë botën.

Pesticidet mund të jenë toksike për njerëzit dhe kafshët dhe mund të qëndrojnë në tokë dhe ujë për vite të tëra.

Por në zonat ku ka mungesa ushqimore mund të mbrojnë dhe shtojnë prodhimet bujqësore.

A duhet që fermerët në vendin tonë të përdorin metoda më natyrale për kultivimin e kulturave?

Burimi: World Economic Forum

Përgatiti: M.G

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agritekturë - termi gjithëpërfshirës

E ardhmja e bujqësisë?

Metoda prodhimi shembull botëror

Holanda, eksportuesi i dytë më i madh ushqimor