MENU
klinika

Pse?

Oslo po bllokon qarkullimin e makinave në qendrën e tij

14.08.2018 - 12:30

Madje po zëvendëson hapësirat për parkim me kopshte lulesh dhe është duke ndërtuar 60 kilometra korsi biçikletash, për të krijuar kësisoj një qendër pa makina në vitin 2019.

Kjo ide po vihet në zbatim me qëllim kryesor reduktimin e ndotjes mjedisore dhe përballimin e popullsisë në rritje, që vlerësohet të arrijë 1 milionshin në vitin 2040.

Qyteti ka shqetësimin se një popullsi më e madhe nënkupton më shumë dioksid karboni i çliruar.

Qysh prej vitit 1990, ndotja prej trafikut është rritur me 28 për qind përgjatë gjithë Norvegjisë. Por çlirimet e karbonit kanë rënë më shumë se 3 për qind midis viteve 2015-2016.

Por disa rezidentë nuk i gëzon një qendër pa makina. Dhe me shtrenjtimin e parkimit në Oslo, zona pa makina është reduktuar në madhësi nga plani origjinal, por sërish do të mbulojë 1.3 kilometër katror të qendrës së qytetit.

A duhet të veprojmë edhe në vendin tonë kësisoj?