Mali i Zi pritet të fitojë vetëm nga turizmi 1 miliard euro këtë vit.
Vizitorët dashurojnë malet piktoreske të Malit të Zi, qytetet mesjetare, fshatrat dhe plazhet ranore. Numri i tyre po shtohet ndjeshëm, kryesisht për shkak të investimeve të cilësisë së lartë në akomodim dhe të numrit të lartë të ngjarjeve kulturore dhe argëtuese.
Nga fillimi i vitit të kaluar afërsisht 170 mijë turistë kanë vizituar brigjet dhe resortet malore të Malit të Zi, pra një rritje rreth 22 për qind nga viti i kaluar.
Po rritet gjithashtu edhe numri i turistëve perëndimorë, si edhe atyre nga Kina dhe Gjiri Persik.
Turizmi përbën 23 për qind të GDP-së së vendit dhe siguron më shumë se 30 për qind të vendeve të punës. Përfaqësuesit zyrtarë të turizmit shprehen se fokusi tashmë do të jetë në rritjen e industrisë në mënyrë të qëndrueshme. Kjo mund të përkthehet në stabilizimin e numrit të vizitorëve dhe në tërheqjen e pushuesve që shpenzojnë më tepër.
Turizmi në nivel global është rritur me 6 për qind këtë vit. Dhe gjeneron 10.2 për qind të GDP-së botërore.