Në fund të viteve ’70, qyteti kinez i Shenzhenit kishte 30 mijë njerëz dhe vetëm një taksi. Sot, është një megaqytet me mbi 12 milion njerëz.
Por si u rrit kaq shumë dhe kaq shpejt?
Kjo rritje e menjëhershme nisi në vitin 1980, kur Shenzhen u bë një zonë ekonomike speciale, e cila tërhiqte prodhues, shumica e të cilëve vinte nga Hong Kongu i afërt.
Pjesërisht falë shkurtimeve në taksa mbi lëndën e parë dhe makineritë, pas 10 vjetësh rritje të shpejtë.
Bursa e parë kombëtare u themelua në Shenzhen në vitin 1990 dhe në vitin 1995 qyteti filloi të përqendrohet në industrinë e teknologjisë së lartë.
U zhvillua me shpejtësi dhe është tanimë baza më e rëndësishme e Kinës për industrinë e teknologjisë së lartë.
Në vitin 2008, GDP-ja e Shenzhenit arriti 114.8 miliard dollarë, nga vetëm 4 milion që ishte në vitin 1980. Vitin e kaluar GDP-ja u rrit me 8.8 për qind, duke arritur 338 miliard dollarë.
Qyteti është djepi i firmave teknologjike lider të Kinës, duke përfshirë Tencent, Huawei dhe prodhuesi i dronëve DJI.
Shenzhen është pjesë e Pearl River Delta, një zinxhir qytetesh të mëdha, që strehon sot mbi 66 milion njerëz, më shumë se popullata e Italisë.
Ky rajon ka tërhequr mbi një bilion dollarë investime direkte të huaja qysh prej vitit 1980 dhe gjeneron një të katërtën e eksporteve kineze.
Rritja e Shenzhenit ka qenë mahnitëse dhe është simboli i ndryshimit të madh të Kinës.