MENU

Sulmi ndaj banesës së gazetares

‘Janë plumba mbi ne’- Protestë para kryeministrisë

30.08.2018 - 20:30

Pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, nisi protesta para kryeministrisë . Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile.

Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.

“Plumba mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, janë plumba mbi ne. Ndaj mos pyet se për kë bien këta plumba?! Ato bien për ty”, shkruhej në një pankartë e mbajtur nga një prej protestuesve.

Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, sakaq gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.