Trajneri Luciano Spalletti do të mbetet trajneri i Inter për të paktën deri në vitin 2021. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi zikaltër nëpërmjet rrjeteve sociale.
Trajneri italian kishte një kontratë deri më 2019 me Inter, por pas një sezoni të suksesshëm, ku Inter është rikthyer në Champions League, ai është shpërblyer me një kontratë të përmirësuar.
“Falënderoj familjen Zhang dhe klubin për mundësinë që më dha për të rinovuar kontratën si trajneri i Inter.
Firma ishte vetëm një gjest burokratik e diçkaje që ishte vendosur tashmë, pasi unë kam dëshirën të luftojë bashkë me skuadrën për të arritur suksese të denja për klubin.
Kemi një marrëdhënie ku mbizotëron respekti reciprok dhe konfrontimet ditë pas dite kanë treguar se luftojmë dhe ëndërrojmë të njëjtat gjëra për këtë fanellë dhe për këta tifozë” – është shprehur Spalleti.