MENU
klinika

Boks, peshat e rënda

Joshua harron Furyn, piketon Dillian White

29.08.2018 - 17:55

Pas marrëveshjes që Tyson Fury dhe Deontay Wilder arritën mes tyre për të dueluar në nëntor të këtij viti për titullin kampion bote në peshën e rëndë që mbahet nga boksieri amerikan, duket se ka detyruar Anthony Joshua të kundërpërgjigjet, duke dueluar me Dillian White më 13 prill të 2019-ës.

Këtë gjë e ka konfirmuar Eddie Hearn, menaxheri e promotori i Joshua, që duket se ka ndërmend t’i ofrojë boksierit të tij një duel të lehtë.

Duke parë se si shkuan gjërat, Dillian White është boksieri favorit për të dueluar me Joshua në prill të vitit të ardhshëm. Wilder ka deklaruar se nuk dëshiron të komunikojë më me ne.

konica sportkonica sport mobile

Anthony Joshua and Tyson Fury
Anthony Joshua and Tyson Fury

Po ashtu edhe stafi i tij. Ndaj, për momentin duket se sfida me Wilder është e pamundur për t’u zhvilluar, pasi nuk arrijmë të komunikojmë dot me të”, – u shpreh Hearn.

Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, do të bmrojë titujt më 22 shtator në “Wembley” ndaj Alexander Povetkin, por duket se britaniku po mendon që tani për 2019-ën.

Pas kësaj deklarate të menaxherit të tij duket e vështirë që Joshua të duelojë me fituesin e sfidësn Fury-Wilder. Nuk dihet nëse do të kemi një derbi britanik në ring, në rast se Fury i merr titullin Wilder dhe kërkon të unifikojë titujt me një duel ndaj Joshua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN