MENU

Transferimi i "Bubës"

Kapiteni i Shkëndijës i bashkohet Hasit në Arabi

17.08.2018 - 16:15

Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, do të vijojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, pasi ka nënshkruar në skuadrën e Al Raed.

Hasani apo “Buba”, siç e thërrasin të gjithë, do të bashkohet aty me Besnik Hasin, që është emëruar trajner i skuadrës arabe këtë verë.

Të dy shqiptarët kanë pozuar edhe bashkë, menjëherë sapo është hedhur firma mbi kontratë e futbollistit nga Tetova.

Ferhan Hasani mbylli sezonin e kaluar te Shkëndija e Tetovës, ku edhe fitoi gjithçka ndërsa më pas u largua si lojtar i lirë. Në drejtim të tij erdhën një sërë ofertash, përfshi nga klube greke, qipriote, izraelite, por edhe shqiptare.

Gjithsesi, në fund ishte skuadra e Al Raedit, që arriti të kënaqë pretendimet financiare të Bubës dhe ta marrë në Arabinë Saudite.