MENU
klinika

Klasifikimi...

Kënga më e trishtuar e të gjitha kohërave

23.08.2018 - 13:52

Miriam Quick, gazetare e specializuar në analizën e të dhënave, ka vënë në provë algoritmin e ri të Spotify, duke vlerësuar rreth 1000 këngë për të realizuar klasifikimin e këngëve më të trishtuara të të gjitha kohërave.

Algoritmi mat sasinë e trishtimit që përmban çdo këngë: duke mbledhur një sërë të dhënash për secilën prej 35 milionë këngëve që gjenden në platformë,

Spotify i ka caktuar një vlerësim nga 0 në 1. Sa më i lartë është vlerësimi aq më shumë pozitive, euforike dhe e gëzuar është kënga, ndërsa vlerësimet e ulta tregojnë këngët e trishta, deprimuese apo me mllef.

Kjo metodë klasifikimi ka mundësuar zbulimin e të dhënave interesante, fjala vjen cila është kënga më deprimuese e Krishtlindjes e të gjitha kohërave, cilat janë vendet europiane që zgjedhin këngë të trishtuara, apo që këngët e renditura në dhjetëshen më të mirë gjatë 30 viteve të fundit në Mbretërinë e Bashhkuar janë gjithmonë e më shumë melankolike.

“Po si vallë” pyet veten Miriam Quick në shkrimin e publikuar nga BBC “një algoritëm mund të kuptojë ndryshimin mes një kënge të trishtuar dhe një kënge të gëzueshme?”

Për ta kuptuar ajo u përpoq të vlerësojë të gjitha këngët që kanë arritur kreun e klasifikimit të Billboard Hot 100 nga korriku i vitit 1958 (1080 këngë) duke përdorur të dhënat e Spotify.

Dhe sipas kësaj analize pesë këngët më të trishta që kanë artitur vendin e parë të

Billboard janë:

1. “The First Time Ever I Saw Your Face” – Roberta Flack

2. “Three Times a Lady” – Commodores


3. “Are You Lonesome Tonight?” – Elvis Presley

4. “Mr Custer” – Larry Verne
5. “Still” – Commodores

Sipas Quick, e vetmja këngë vërtet e trishtueshme mes tyre është ajo e Elvis Presley, e renditur e treta. Ndërsa e para, e ngadaltë dhe melankolike është një këngë e ëmbël dashurie.

Pra, përfundon autorja pas një thellimi të gjatë me intervista dhe analiza me ekspertë të muzikës, njeriu mbetet gjykatësi më i mirë për të vlerësuar trishtimin e një kënge, që ndër të tjera varet së tepërmi nga gjendja shpirtërore e secilit prej nesh dhe një sërë faktorësh të tjerë subjektivë.