Nëse mendoni se ata që tradhëtojnë janë ata të cilët janë martuar shpejt, ose janë në një marrëdhënie serioze që kur kanë qenë ende fëmijë, e keni shumë gabim.
Sipas një studimi ata të cilët janë më të predispozuar për të tradhëtuar janë personat të cilët kanë kaluar numër më të lartë partnerësh gjatë jetës së tyre.
Po e vërtetë! Megjithëse është zgjedhja juaj ta besoni ose jo…
Studiuesit e Universitetit të Queensland, analizuan personat që kishin tradhtuar dhe gjetën disa faktorë që ndikonin në predispozitat e tyre për të tradhtuar.
Sipas studimit të publikuar në British Journal of Psychology, personat që janë impulsivë mund të tradhëtojnë vetëm sepse nuk kanë aftësi për të analizuar situatën dhe veprojnë menjëherë duke i vënë veshin impulseve.
Një tjetër teori është ajo se vizitimi i shumë vendeve apo shteteve të ndryshme të botës mund t’ju bëjë më të prirë të tradhtoni – të paktën kështu thonë hulumtuesit e Universitetit të Kolumbisë.
Ata kanë kryer një sërë testimesh për studimin e tyre, të quajtur “Ana e errët e vizitimit të shumë shteteve”.