MENU
klinika

Luan me ekipin e Zyrihut

Kombëtarja rrëmben talentin në Zvicër

22.08.2018 - 12:43

Mes Zvicrës dhe Shqipërisë, por edhe me Kosovë, ka nisur një betejë se cila kombëtare afron sa më shpejt talentët shqiptarë që luajnë në ekipet zvicerane dhe që po spikasin çdo muaj.

Afrimi më i fundit në Kombëtaren e Shpresave, është mesfushori 19-vjeçar Kastrijot Ndau, i cili deri më tani ka luajtur për ekipet zinxhir të Zvicrës dhe së fundmi, ka qenë pjesë e Zvicrës U-19.

Mesa duket, përfaqësues nga Shqipëria, që kanë kontaktuar me të riun që aktivizohet edhe me Zyrihun, kanë arritur ta bindin për të zgjedhur ekipin kombëtar kuqezi.

konica sportkonica sport mobile

 

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të fillojë të mendojë për afrime të reja, pasi shumë lojtarë, si Manaj, Çekiçi, Bare apo Seferi shumë shpejt do të largohen dhe duhet me patjetër që të zëvendësohen me lojtarë të denjë për të mbushur boshllëkun.

Kastrijot Ndau shihet si një ndër lojtarët më premtues, duke qenë se edhe me të rinjtë e Zvicrës ka luajtur shpesh herë si titullar me U-19 e helvetëve. Në këtë mënyrë, Bushi ka siguruar një lojtar që mund të japë një kontribut në Kombëtare. Ai mund të luajë si mesfushor qendre, por edhe më i tërhequr, para mbrojtjes.